Një trajner, dhe më parë një lojtar, është larguar nga Lazio për të shkuar tek Inter-i.

Po flasim për Simone Inzaghi-n, emri i të cilit nuk është përmendur në komunikatën zyrtare me të cilën klubi bardhekaltër ka zyrtarizuar lamtumirën e tij.

“E respektojmë vendimin e një trajneri dhe, më parë, një lojtari që për shumë vite e ka lidhur emrin e tij me familjen e Lazio-s dhe sukseseve të shumta bardhekaltër”, ka qenë komunikata e klubit lacial.

Një sinjal i qartë sesi Claudio Lotito, dhe Lazio në përgjithësi, nuk e kanë marrë mirë vendimin e trajnerit për të ndryshuar mendje, duke pranuar fillimisht ofertën për të rinovuar me bardhekaltrit, për të ndryshuar mendje një ditë më pas për të shkuar tek Inter.

Pas më shumë se 20 vitesh (Inzaghi ka shkuar te Lazio për herë të parë në 1999-ën), është mbyllur shumë keq një nga lidhje e dashurisë sportive, më jetëgjata të futbollit italian.