Rreth 120 fëmijë paraqiten çdo ditë në spitalin pediatrik të Elbasanit për të marrë ndihmë mjeksore për shkak të komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara kryesish nga virozat stinore.

Sipas shefes së shërbimit pediatrik në spitalin e Elbasanit tashmë thuajse është mbushur pavioni i shtrimeve pasi numri i fëmijëve të sëmurë është i lartë.

Sipas Irena Palloshit pacientët e vegjël shfaqin kryesisht probleme në rrugët respiratore.

Sipas mjekes prindërit duhet patjetër të kene kujdes disa faktorë që ndikojnë në sëmundje të fëmijës.

Mjekja apelon prindërit që fillimisht të konsultohen me mjekun e familjes dhe të shmangin dërgimin e fëmijëve në urgjencat e spitaleve për rastet e lehta ndërko që thekson që prindërit të mos marrin antibiotikë të ndryshëm pa konsultën e specialistëve, pasi kjo nuk ndihmon por e përkeqëson dhe më tej shëndetin e fëmijëve./Egnatia news