Një banesë në kryeqytet është përfshirë nga zjarri paradioten e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, në një kompleks pallati.
Si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. K., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.