Një tjetër makinë ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e së dielës në zonën e Lungomares në Vlorë, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti tij Benz shpërtheu në flakë si pasojë e nxehjes, ndërkohë që personat që udhëtonin brenda tij kanë mundur të dalin.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe bëri të mundur fikjen e flakëve, ndërkohë që për disa minuta u shkaktua trafik në aksin drejt Skelës.
