Një zjarr masiv po shkakton dëme të konsiderueshme në drurët frutorë në fshatin Qesarat të Gjirokastrës.

Sipas informacioneve të Klan News deri më tani janë djegur disa pemë ullinj dhe bajame, ndërkohë që flakët po shtrihen rrezikshëm dhe në pjesë të tjera.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje. Ata po luftojnë me flakët për të evituar shkaktimin e dëmeve të shumta në pemët e tjera frutore. Ka dhe një vatër zjarri jo larg zonës aktive, çka po luftohet për ta vënë nën kontroll.