Makina e një efektivi policie në Shkodër ka shpërthyer në flakë në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar para shtëpisë.
Referuar njoftimit zyrtar të bluve të Shkodrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”.
Më datë 14.05.2022, rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qenë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi”, njofton Policia.
Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.