Gazetarja Klodiana Lala, ka paralajmëruar se në Nikël mund të ketë zhvillime dhe ngjarje të rënda kriminale. Ajo thotë se tre grupe kriminale janë bërë bashkë dhe janë në konflikt me bosët e Niklës.

“Ne emisionin “NE SHENJESTER” kam trajtuar atentatin ndaj Marklen Hakes ne shtator te 2019 ne Nikel. Mes te tjerash kam deklaruar se ngjarja lidhet me nje atentat mafioz qe ka ndodhur ne Lezhe disa kohe me pare ku viktime mbeti nje personazh shume i njohur ne ate zone. Zyrtar vendor.

Per fat te keq perplasja mes paleve po behet shume e forte. 3 grupe kriminale jane bere bashke dhe jane ne konflikt me bosset e krimit ne Nikel.  Nese shteti nuk nderhyn urgjent, pasojat do te jene te renda”, shkruan gazetarja në rrjetin social “Facebook”.

Marklen Haka u plagos me armë më 21 shtator 2019, ditën kur një tërmet i fortë goditi vendin. I dyshuar si anëtar i “Bandës së Niklës”, Marklen Haka u qëlluar me breshëri plumbash pranë shtëpisë së tij në fshatin Zezë të Krujës, por edhe pse vetë i shpëtoi plumbave, halla e tij Shpresa Basha ndërroi jetë.