Një rafineri e madhe e gazit në Rusi është mbyllur pasi një shpërthim, që shkaktoi zjarr masiv. Pamjet tregojnë flakët e mëdha, ndërsa punëtorët tentojnë të largohen, në një rajon të largët në lindjen e largët të vendit.

Zyrtarët thonë se zjarri është kontrolluar nga sistemet automatike të shuarjes së zjarrit, por ende nuk është shuar plotësisht, përcjell abcnews.al.

I gjithë furnizimi me gaz i uzinës është ndërprerë ndërkohë, nuk ka qartësi mbi ndikimin në aftësinë e Rusisë për të furnizuar Evropën. Rritja e çmimeve globale të gazit javët e fundit ka ngjallur frikën e ndërprerjes së furnizimeve dimërore të karburantit për Evropën.

Por, Rusia luan një rol të madh në furnizimin me gaz të shumë vendeve evropiane, që do të thotë se prodhimi i saj ka një ndikim të fuqishëm në çmimet në tregun ndërkombëtar. Çmimi i gazit i tregtuar në tregun me shumicë ra 40 përqind pasi Presidenti Vladimir Putin sugjeroi që Rusia ishte në gjendje të rrisë prodhimin. g.v/abcnews.al