Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur te Kodra e Rrashbullit në Durrës.
Shpërthimi ka ndodhur tek një mobileri. Nuk ka dëme në njerëz, por janë shoqëruar 3 persona nga policia.
Konflikti për pronësinë dyshohet të jetë motiv i vendosjes së eksplozivit mëngjesin e sotëm në mobilerinë që ndodhet buzë rrugës. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, ndërsa biznesi ka edhe kamera sigurie, nga të cilat mund të përdoren si provë dhe zbardhen e ngjarjes.
