Një prift në Ganë është martuar me një vajzë 12-vjeçare. Prifti, Nuumo Borketey Laëeh Tsuru XXXIII, u martua me të në një ceremoni të zakonshme të mbajtur të shtunën.

Mosha minimale ligjore për t’u martuar në Ganë është 18 vjeç dhe ka rënë numri i martesave të fëmijëve, teksa martesa e priftit me të miturën ka shkaktuar shumë debate.

Sipas OJQ-së globale të fushatës Girls Not Brides, 19% e vajzave në vend martohen para se të mbushin 18 vjeç dhe 5% martohen para ditëlindjes së tyre të 15-të.

Videot dhe fotot e martesës të së shtunës, ku morën pjesë dhjetëra anëtarë të komunitetit, janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke shkaktuar një protestë në mesin e shumë ganezëve.