Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hënë në Tiranë. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në një lokal në një pallat në Komisariatin nr. 4. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar vetëm dëme material.
Tritoli dyshohet se mund të jetë vendosur prej një konflikti të ndodhur më parë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga kamerat e sigurisë dallohet një person që afrohet pranë lokalit, lë lëndën plasëse dhe largohet në këmbë. Policia po punon për identifikimin e autorit.






