Aydın – Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe katër janë plagosur në shpërthimin që ka ndodhur në një restorant në provincën turke Aydın.
Guvernatori i provincës jugperëndimore të Türkiye-s, Huseyin Aksoy, tha se shpërthimi ndodhi në një restorant në rrethin Nazıllı.

Sipas tij, në mesin e të plagosurve, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Aksoy tha për AA se sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur me rastin e ndërrimit të një bombole gazi.
/abcnews
