TIRANË – Një banesë është përfshirë nga zjarri në Yzberisht. Raportohet se zjarri ka rënë në një apartament në katin e dytë të një pallati.

Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe kanë neutralizuar flakët.