Si pasojë e ngjarjes së rëndë ndodhur në Kuçovë mëngjesin e sotëm ku ka shpërthyer bombola e gazit, mësohet se  bashkëshorta 84 vjeçare është nxjerrë nga banesa pa shenja jete.

Burime pranë policiosë bëjnë me dije se bashkëshorti u transportua për në spital me ambulancë, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Si pasojë e shpërthimit një pjesë e banesës është shembur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” dhe grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Kuçovë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen “11 Janari, Kuçovë, ku ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasve M.K dhe A.K, shërbimet e Njësisë speciale, të zjarrëfikses dhe të Policisë bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A.K, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra kishte ndërruar jetë.

Ndërsa shtetasi M.K, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin rajonal në Berat, për momentin në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.