Klarisa Gjoka, 15 vjeçe, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali, pas djegieve që mori kur bombula e gazit shpërtheu ne date 4 korrik në Velipojë.
Pavaresisht trajtimit mjekesor Klarisa Gjoka 15 vjece nuk mundi tju mbijetoje plageve te marra. Pak ditë më parë ndërroi jetë dhe motra e saj 19 vjeçare, Danjela Gjoka, e cila këtë verë pritej të vishte vellon e bardhë. (Lexo ketu)
Një tragjedi tepër e rëndë ka qenë ajo e mëngjesit herët të 4 korrikut në Velipojë, aty ku bombula e gazit shpërtheu në hotelin në pronësi të familjes Gjoka, duke shkaktuar djegie të rënda për katër anëtarët e familjes.
Brenda në hotel nuk kishte turistë, por ndodheshin vetëm familja Gjoka, pa kryefamiljarin i cili ndodhet në Itali. E shoqja me tre fëmijët (Alketa Gjoka 40-vjeçe, Klarisa Gjoka 15-vjeçe, Danjela Gjoka 18-vjeçe dhe Enriko Gjoka 19-vjeç) kishin ardhur në hotel për ta bërë gati për sezonin e verës.
Dyshohet se ka pasur një rrjedhje gazi dhe në momentin që kryefamiljarja ka shkuar të bëjë një kafe në mëngjes, ka ndodhur dhe shpërthimi. Këto detaje u rrëfyen nga një i afërm i familjes, i cili tregoi gjithashtu se trupat e katër anëtarëve të familjes Gjoka u gjetën pranë pishinës.
Nje jave me pare u arrestua dhe Petrit Mlloja, tregtari i cili ju shiti gazin familjes nga Velipoja. Në njoftimin e saj zyrtar, Policia bën me dije se Petrit Mlloja është arrestuar pasi ushtronte aktivitetin e tij pa licensë.
fax