Duhet të pranojmë se ajo që ndodh me Simpsons dhe ” profecitë ” e tyre është përtej imagjinatës!

Simpsons kanë qenë në televizion për më shumë se tre dekada dhe disa herë kanë ” parashikuar ” ngjarje dhe incidente të ndryshme të vogla dhe të mëdha, duke e lënë audiencën pa fjalë.

Tani është koha për të shtuar një tjetër. Dhe bëhet fjalë për udhëtimin e Richard Branson, të cilët krijuesit e Simpson e parashikuan shtatë vjetë më parë.

Miliardieri dhe themeluesi i Virgin Galactic bëri ëndrrën e tij të madhe më 11 korrik 2021.

Në fakt, Brunson u bë miliarderi i parë që udhëtoi me anijen e tij në hapësirë .

Fluturimi historik VSS Unity u transmetua drejtpërdrejt dhe Branson dhe pesë anëtarë të tjerë të ekuipazhit kaluan disa minuta në hapësirë.

Ai e përshkroi udhëtimin si ” një përvojën më unike të një jete të tërë “.

Por krijuesit e Simpson,e kishin parashikuar këtë udhëtim në një episod të vitit 2014 me titull “Lufta e Artit” ku bosin e Virgin është duke udhëtuar në hapësirë!

Virgin Atlantic shpërndau fotografinë përkatëse në Twitter me shkrimin ” Simpsons e parashikuan atë…

fax