Gjatë orëve të paradites së sotme, në rrugën “Prokop Mima” në Tiranë, ka shpërthyer një sasi i vogël lëndë plasëse në vatratën e lokalit në pronësi të një gruaje.

Si pasojë e këtij shpërthimi, ka pasur vetëm dëme materiale.

Në pamje shihet se janë dëmtuar xhamat e vetratës si dhe xhami i një makine që ndodhej e parkuar.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e saj.

Por pronarët e lokalit nuk e kanë raportuar menjëherë në polici kur e kanë konstatuar. Rreth orës 10:10 kanë thirrur policinë.

Në dëshminë e tyre paraprake kanë mohuar që të kenë probleme me persona të tjerë dhe nuk dinë se kush mund të jetë autori. Ndërkohë në pikën ku është vendosur tritoli nuk ka kamera sigurie./abcnews.al