Shpërthimi i rasteve ditët e fundit por edhe varianti “Omicron” ka detyruar ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që ditën e sotme të zhvillojë një takim me Komitetin Teknik të Ekspertëve.
Nuk dihet nëse do të ashpërsohen masat kufizuese, pasi edhe kryeministri Rama ditë më parë deklaroi se Shqipëria pas festave të fundvit do të shqyrtojë për tu vendosur masa të reja.
“Me ekspertët e Komitetit Teknik për të diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anti-covid.
Është domosdoshmëri VAKSINIMI i të pavaksinuarve dhe aplikimi i DOZËS PËRFORCUESE, për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.
Zbatimi rigoroz i masave në fuqi, mbajtja e maskës në të gjitha ambientet e brëndshme dhe kudo ku nuk ruhet distanca, shmangja e grumbullimeve dhe ruajtja e distancës si dhe higjiena ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit”, shkruan Manastirliu.