Reagimi nga Sali Berisha:

Nje vendim per t’u pershendetur!
Miq, Komanda e Forcave Operacionele të SHBA për Europën SOCEUR me baze ne Gjermani njoftoi se ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së Forcave Operacionale Speciale. Vendosja e nje shtabi te Komandes se Operacioneve Speciale te SHBA per Europen eshte nje vendim me rendesi thelbesore per paqen dhe sigurine e Shqiperise, rajonit dhe NATO.
Padyshim qe anetaresimi i Shqiperise ne Aleancen e Atllantikut te Veriut, kunder te cilit protestonte Edi Rama eshte dhe faktori percaktues qe ka bere te mundur marrjen e ketij vendimi.
Prandaj se pari pershendes kete vendim shume te rendesishem te Pentagonit qe e ben Shqiperine dhe rajonin dhe NATOn me te sigurte dhe deshmon besimin e SHBA ne vendin tone mik, anetar i NATO-s. Ky vendim eshte gjithashtu pergjigja me e merituar ndaj perpjekjeve te Kremlinit per te shtrire influencen ruse ne rajon direkt dhe nepermjet Beogradit.
Se dyti denoj qendrimin e papergjegjshem te Edi Rames, i cili pasi ka katandisur ne gjendje mjerane Forcat e Armatosura te Shqiperise me nje buxhet qe nuk arrin as gjysmen e atij qe kerkohet nga NATO per vendet anetare, keqperdor kete lajm te nje rendesie te veçante per te mbuluar gjendjen tejet te veshtire financiare dhe jo vetem ne te cilen ai dhe qeveria e tij kane lene keto vite Forcat tona te Armatosura. sb