Shpërthimi i ndodhur në rrjetin e ujësjellësit të Ibër-Lepenc në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, ka marrë një vëmendje të madhe ndërkombëtare.
“E dënoj sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që po lë pjesë të konsiderueshme të Kosovës pa furnizim më ujë”, tha në një reagim shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Aivo Orav.
Dakord me të ishte dhe i dërguari i BE-së në Beograd për negociatat Bashkimi Europian Serbi, Miroslav Lajçak.
“Unë përputhem plotësisht me Aivo Orav. Ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi”, shkroi Lajçak në postimin e tij në X.