Riparimet e urës së dëmtuar midis Krimesë së aneksuar dhe Rusisë jugore do të përfundojnë deri në korrik të vitit 2023, thuhet në një dokument të publikuar në faqen e internetit të qeverisë ruse.

Ura Kerçit, më e gjata në Evropë, u dëmtua javën e kaluar si pasojë e një shpërthimi.

Rusia pati thënë se tre persona u vranë nga incidenti derisa besohet se gjithçka ndodhi si rrjedhojë e një shpërthimi të një kamioni.

Disa zyrtarë ukrainas festuan incidentin në rrjetet sociale, por Kievi nuk e ka marrë përgjegjësinë.