Sot më datë 14/10/2022 Drejtuesi i Prokurorisë Elbasan Z. Kreshnik Ajazi dhe Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit Znj. Drita Avdyli nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi midis dy instutucioneve
Qëllimi i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi është nxitja e bashkëpunimit ndërinstitucional midis Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Elbasan dhe Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit (DHKN).
Objekti i kësaj marrëveshjeje, është zgjerimi i mëtejshëm i ndërveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Palëve për të lehtësuar angazhimin e DHKN-së me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për të inkurajuar referimin e çështjeve tek ndërmjetësit ligjorë, si dhe për të mbështetur zbatimin e kuadrit ligjor në fuqi dhe më veçanërisht atij për ndërmjetësimin në Republikën e Shqipërisë.