Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një mobileri në Arrameras të Fushë Krujës.

Nga shpërthimi ka dëme të mëdha materiale pasi e gjithë godina është shkatërruar madje janë dëmtuar dhe bizneset përreth

Shpërthimi është dëgjuar ne te gjithë qytetin. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar. Fatmirësisht nuk ka te lënduar. Nuk dihen shkaqet pasi pronari nuk njihet si person problematik pra është familjar i rregull.

Njoftimi i plotë:

Një shpërthim i fuqishëm tritoli është regjistruar në periferi të Fushë-Krujë në aksin Fushë-Krujë-Tiranë.
Një sasi e konsiderueshme tritoli i është vënë një mobilierie në pronësi të shtetasit Bujar Çaraci banor i zonës i cili e ka dhënë me qira tek një person tjetër me iniciale B.Ç.
Nga shpërthimi ka dëme të mëdha materiale pasi e gjithë godina është shkatërruar madje janë dëmtuar dhe bizneset përreth
Shpërthimi është dëgjuar ne te gjithë qytetin. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar. Fatmirësisht nuk ka te lënduar. Nuk dihen shkaqet pasi pronari nuk njihet si person problematik pra është familjar i rregull