Pengu i madh i trajnerit të Laçit, Shpëtim Duro për këtë sezon, është lënia e pikëve me skuadrën e Skënderbeut dhe fakti që ka qenë në gjithë ndeshjet pa sulmuesin kryesor. Në një intervistë për “RTSH”, tekniku i kurbinasve, është shprehur se në rast se skuadra e tij nuk do kishte lënë pikë me Skënderbeun, atëherë me 90% do ishin kampionë.

“Gabimin që kemi bërë me Skënderbeun do e qajmë shumë. Me shumë mundësi sot do ishim me 90%  kampionë pas fitores me Tiranën. Ne kemi qenë aty me rivalët. Besoj se këtë javë mund të marrim një fizionomi më të qartë për sezonin. Unë e kam fituar në disavantazh, pasi e kam marrë minus 7 pikë skuadrën. Pengu më i madh, është se këto arritje janë pa sulmuesin kryesor të skuadrës. Nëse ai do ishte aktivizuar rregullisht, jam i bindur se skuadra do kishte bërë shumë herë më mirë.

Mazrekaj është përmirësuar shumë këto vite. Është futbollist i talentuar. Kisha besim dhe u bëra unë shkaktar që e mora te Laçi. Ai po tregon veten me paraqitjet e tij.”, tha Duro.