Nga:Erion Murataj
Mjafton të shohësh përreth do kuptosh se nuk është vegim dhe as metaforë.
Një shoqeri botërore e zhytur në pisllekun e propagandës.
Një shoqëri e kapur nga babëzia e materies e cila i ka varfëruar shpirtin e xhepat.
Një shoqëri mediokre që u beson miteve të degjeneruar dhe ka një përmendje vetem kur u mungon përdhunimi mendor që ata harrojnë t’u bëjnë për ndonjë çast.
Një shoqëri që shet gjithçka.
Nder, moral, familje besim dhe veten.. gjithçka.
Befas mitet që prostituojnë çdo element njerzor u kapën gafil nga lufta mizore e Putinit mbi Ukrainën.
Dhe papritur impotenca e tyre doli në pah.
Dyshoj se shoqëria do ta shohë në masë këtë fakt.
Fundja përdhunimi që i kanë bërë në dekada nuk e zbeh dashurinë që masa ka ndaj idhujve impotent që voton që duartroket që mitizon gjer në perdorimin e ngjyres apo modelit te tyre kudo në familje në rrugë në biznes …. Kudo.
Por një pakicë do të kuptoj për këtë jam i bindur.
E pra Ukraina është beteja, pasi lufta e vërtetë e njerëzimit është pikerisht shpresa që do të ngjallet tek pakica.
Tek të rinjtë, tek ata që punojnë dhe nuk përdhunohen për nje kockë tek idhujt impotent.
Tek ata që do të zgjohen nga hipnoza e fundërrinave drejtuese të një sistemi të pisët dhe listave të barboneve që i ndjekin. Tek ata qe do të kuptojnë që shantazhi i ndyre me një dobësi të të shkuarës nuk vlen kur predhat fluturojnë mbi koka njerëzish dhe u therrmojne gjithçka fallco u kanë bërë të besojnë liderët impotent që i shohin si idhuj.
Heronjtë e liderët e vërtetë janë ata që u dalin zot në betejë, jo ata që u përdhunojnë në paqe.
Zgjedhja është personale.
Por të paktën një pakicë e ka kuptuar sot se në cilën anë duhet të ndjekin shpresën e mos i shkojnë pas turmës së pisllëkut.
Një ditë dielli do të lind sërisht dhe do të shihni se njerzimi do të ndjeke serisht shpresën duke kthyer në pakicë siç e meriton pisllëkun dhe idhujt e tij.