Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur këtë mbrëmjen e se martës për të diskutuar mbi procesin e vaksinimit me ‘AstraZeneca’ në vendin tonë.
Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që të vazhdojë vaksinimi kundër koronavirusit me AstraZeneca. Vendimi u mor mbrëmjen e së martës pas mbledhjes së Komitetit teknik të ekspertëve.
Vaksinimi me AstraZeneca ka nisur në vendin tonë prej 5 ditesh dhe po injektohet te mësuesit. Ndërkohë, disa vende të Bashkimit Evropian kanë pezulluar përkohësisht vaksinën, pasi ka dyshime se shkakton mpiksje të gjakut.
Sakaq drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), Imer Cook deklaroi me bindje se nuk ka asnjë tregues se problemet e mpiksjes së gjakut tek personat e vaksinuar, janë shkaktuar nga dozat e ‘AstraZenecas’.
Teksa sqaroi se vendimi për përdorimin e ‘AstraZenecas’ do të jepet të enjtes, Cook u shpreh se janë duke vijuar hetimet për të parë nëse tromboza është një efekt anësor i vërtetë i vaksinës, apo është një rastësi.
Top Channel