Shqipëria po drejton mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, që po zhvillohet në New York. Fjalën hapëse e mbajti kryeministri Edi Rama.
Por delegacioni rus, iu drejtua Ramës me dy pyetje.
“Zoti President, u nxituat të thoni, pra u vendos. Kemi dy pyetje. Së pari, e mbi të gjitha, duam t’iu pyesim, mbi ç’bazë propozoni që t’i jepni presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, fjalës përpara se të flasin anëtarët e Këshillit të Sigurimit, shumica prej të cilëve, përfaqëson po kështu në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive. Pyetja e dytë që sdua të bëj, me ç’bazë ftoni ju ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, në takimin e sotmë, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së”, ishin pyetjet e delegacionit ru./abcnews.al