Kombëtarja shqiptare e femrave mundi Armeninë në transfertë me rezultatin 0-4, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023”. Përfaqësuesja ngjitet në kuotën e 10 pikëve në Grupin F, duke arritur një rekord historik për Shqipërinë e femrave në kompeticionet ndërkombëtare.
Sfida u luajt në stadiumin “Armavir”. Fituesi u vendos që në pjesën e parë të lojës.
Kuqezezat e nisën sfidën me një ritël të lartë. Pas 13 minutash lojë, u realizua goli i parë nga kapitenia Megi Doçi. Dhjetë mintua më pas Maksuti dyfishoi rezultatin, duke befasuar kombëtaren vendase.
Por presioni i Shqipërisë vazhdoi dhe në kohën shtesë të pjesës së parë u shënua goli i tretë me anë të Gjinit. Edhe në 45 mintuat e dyta, ishte kombëtarja kuqezi që dominoi. Fitorja u vulos me golin e dytë të Maksutit në këtë takim dhe të katërtin për Shqipërinë në minutën e 58 të lojës.
14 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Doçi humbi një penallti. Kombëtarja e fermave vazhdon që të pozicionohet në vend të katërt në grup. Armenia ka zero pikë nga tetë takime.