Një fëmijë 13 vjeç është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Maliq. Në fshatin Orman, drejtuesi i një mjeti Mercedes Benz ka përplasur një fëmijë që luante me biçikletë.

Policia informon se “mbrëmjen e kësaj të marte, rreth orës 20:40, në rrugën e fshatit Orman, Maliq, shtetasi Xh. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”