Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga konferenca ndërqeveritare e Bashkimit Evropian, Shqipëria shton deklaratat për të vlerësuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të ndara në marrjen e vendimit për hapjen e negociatave.

Në forumin e Antaljas me temë “Fqinjët shohin së bashku: E ardhmja e Evropës”, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, nënvizoi rëndësinë e parimit të vlerësimit të punës së çdo shteti.

 “Politika e zgjerimit bazohet mbi parimin e hekurt të vlerësimit të meritës së cdo vendi. Po kjo kërkon edhe parashikueshmëri të procesit, nëpërmjet të cilit cdo arritje standartesh apo kriteresh duhet të çojë në hapin e rradhës në rrugën drejt BE-së. Një proces i tillë, i besueshëm dhe i prekshëm, është një mbështje e pazëvendësueshme për reformat e vështira që jemi duke zbatuar”.

Në forum merrnin pjesë panelistë si europarlamtetari Sergey Lagodisnky, përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak apo ish-kryeministri rumun Viktor Ponta. 

Sipas deklaratës për mediat të shpërndarë nga Ministria e Jashtme shqiptare, Lajçak dhe Lagodinsky nëvizuan se nuk duhet të ketë më asnjë vonesë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në Turqi për tre ditë me radhë u mbajtën Samiti dhe Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore si dhe Forumi i parë Diplomatik i Antalya.

Në to morën pjesë drejtues shtetesh e qeverish nga mbi 30 vende të botës.