Porosia për të lindur fëmijë nga një grua madhore apo e njohur ndryshe surrogatia do të jetë një veprim i dënueshëm në Shqipëri. Në kodin e ri penal ky term është futur për herë të parë, ndërsa ekspertët kanë parashikuar dënime për cilindo që e ushtron, ndërmjetëson apo e reklamon një fenomen të tillë.

Për herë të parë në Kodin Penal është përfshirë edhe surogatia, e quajtur ndryshe porosia për të lindur fëmijë nga një femër grua madhore kundrejt pagesës monetare.

Në draftin e propozuar nga ekspertet kjo vepër konsiderohet kundravajtje penale kur ky veprim bëhet me qëllim përfitimi material apo jo përfshirë, nënën e porositur apo përfituesit e fëmijës së porositur të cilët dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 2 vjet.

Ndryshimet në Kod parashikojnë dënim edhe për personin që mund të luajnë ndërmjetësin midis një shtetasi ose një çifti që dëshiron të mirëpresë një fëmijë dhe njohja e lidhja e tij/tyre me një grua që pranon ta mbajë këtë fëmijë brenda trupit të saj dhe ta sjellë në jetë, në mënyrë që t’ua dorëzojë pas lindjes atyre, për kete veprim eskpertët kanë parashikuar nje dënim nga 2deri në 3 vjet.

Por kur ky veprim kryehet nga një person që ushtron një profesion shëndetësor, dënimit penal i shtohet detyrimisht edhe penaliteti plotësues i ndërprerjes së menjëherëshme e të përhershme të së drejtës për ushtrimin e profesionit.

Por në kod janë parashikuar dënime më të renda për cilido që organizon ose reklamon udhëtime me çfarëdo mjeti ose me çdo mënyrë, përfshirë komunikimet elektronike, apo njoftime që synojnë promovimin në Republiken e Shqipërisë të porosisë për të lindur fëmijë, të cilët dënohen me burgim nga 3 deri në 7 vjet.