Mjeku pediatër Edmond Laho gjatë një interviste të dhënë për Fax News ka bërë të ditur se cilat janë dallimet nga simptomat e covidit të cilat ngatërrohen me gripin stinor. Sipas mjekut Laho gripi stinor shfaq shenja të tilla si pak lotim të sysh, sekrecione të hundëve, temperatura është shumë  febrile në krahasim me shenjat që shfaq covidi.

Ai tha se duhet treguar kujdes në trajtimin e tyre dhe në rast se një fëmijë paraqet temperaturë duhet menjëherë të konsultohet me mjekun dhe të mos shkojë në kopësht apo në çerdhe.

Ndër të tjera pediatri Laho u shpreh se në kopshte dhe në çerdhe duhet të dezinfektohen vazhdimisht ambjentet, duhet të evitohen grumbullimet të jenë në grupe të vogla fëmijët dhe të ajrosen ambjentet.

“Jemi në një kohë kur kemi krahas covid-it që po mbush vitin që është prezent kemi edhe virozën e stinës apo gripin stinor dhe ky është problem sepse përbën rritjen e sëmundshmërisë. Do kujdes më të madh në trajtimin e tyre dhe në diferencimin e tyre. Gripi stinor ka ato shenjat që fillon me pak lotim të sysh, pak hundë sekrecione dhe kjo është që e dallon. Nëse e ka dikush në kopësht e kap dhe fëmijën tjetër. Periudha e inkubacionit është më e shkurtër sesa tek covidi që do rreth 10 ditë minimumi.

Temperatura është shumë febrile deri tek shkon shumë e lartë, ndërsa tek covidi zakonisht ka një temperaturë suferbile deri në 38 dhe tek të rriturit me humbjen e shijes, me kollën e tepërt kollën e vazhdueshme, ndërsa tek gripi stinor flasim tek fëmijët është pa kollë të shprehur më tepër në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Por do kujdes sepse një person me gripin stinor mund të marrin covidin që e rëndon më rëndë këtë ose anasjelltas masat që duhet marrë me gripin stinor është që si për covidn edhe për gripin stinor duhet evitu grumbullimet. Edhe këto kur janë në kopshte në çerdhe duhet të jenë në grupe të vogla fëmijët.

Në kopshte dhe në çerdhe duhet të zbatohet dezinfektimi maksimal pra duke filluar nga numri i paktë i fëmijëve në grup, me ajrosjen dhe me dezinfektimin. Në rast se një fëmijë paraqet temperatur duhet menjëherë që ai fëmijë të konsultohet tek mjeku apo te personeli shëndetësorë dhe të mos shkojë në kopësht ose në çerdhe. Duhet eleminuar kolektiviteti, duhet ajrosur ambjentet, lirimin e hundëve etj. Ka ndryshime ndërmjet covidit dhe gripit ndryshime që covidi shoqërohet në çdo periudhë të vitit tregoi që ka një vit ndërsa gripi stinorë është vetëm në periudhën e dimrit”- u shpreh doktor Laho.

Fax web