Ngricat që pasuan reshjet e dëborës kanë izoluar zonat e thella dhe kanë krijuar vështirësi në lëvizje. Në pjesën më të madhe të akseve kombëtare qarkullohet vetëm me zinxhirë, ndërsa shumë zona rurale nga juglindja në very janë të izoluara. Trashësia e dëborës shkon deri në dy metra në zonat e thella të Korçës, ndërsa reshje pati edhe në qytetet bregdetare.

Akulli dhe bora mbizotëroi në rrugët kombëtare pas reshjeve intensive të borës që kanë përfshirë vendin.

Këto pamje tregojnë problemet në superstradën Lezhë Milot.

Disa dhjetra automjete të tonazheve të ndryshme kanë mbetur të bllokuara në anë të rrugës, ku lëvizja mbetet kaotike prej pasdites së të shtunës.

Shumë të tjera janë përfshirë në aksidente apo kanë dalë nga rruga si pasojë e ngricës që mbizotëron thuajse në të gjithë aksin nacional.

Situatë në rrugë ishte emergjente gjatës natës, ku qindra persona mbetën të bllokuar deri në orët e para të mëngjesit.

Akulli në rrugë krijon vështirësi edhe në autostradën Rrogozhinë Lushnje, ku përgjatë së dielës u shënuan disa aksidente, fatmirësisht pa viktima.

Pamjet por dhe udhëtarët denoncuan mungesën e ndërhyrjeve me kripë apo skorje për të lehtësuar lëvizjen.

Problematike situata në juglindje e veri.

Në Dibër, e Bulqizë, e Kukës ka fshatra të izoluara,  nga dëbora që shkon deri në 70 cm.

Rruga Peshkopi-Tiranë është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë. Ndërsa nga Ura e Çerenecit në Librazhd është i bllokuar.

Të gjitha rrugët nacionale në Korcë janë të kalueshme vetëm me zinxhirë!

Disa  zona janë të bllokuara nga trashësia e dëborës që ka arritur rekordin prej mbi 2 m në Mashkullorë e zonën e Panaritit

Në Vlorë ka pasur reshje në qafën e Llogarasë, por kalimi është pa probleme.

Temperaturat shënuan disa gradë nën zero në pjesën më të madhe të vendit ndërsa ka raportime për probleme me energjinë elektrike.

Fshatra të Bllokuara e vështirësi në rrugë ka edhe në qarqet  e Beratit e Gjirokastrës.

Reshjet e dëborës zbritën edhe në Bregdetin e Durrësit e qytetin e Fierit, ku banorët iu gëzuan fenomenit të rrallë për ta.

ora tv