Home ELBASANI SOT VIDEO/SHQIPËRIA SOLIDARIZOHET ME UKRAINËN

VIDEO/SHQIPËRIA SOLIDARIZOHET ME UKRAINËN

73

Murataj: “Liria nuk ka kombësi”

Konflikti i armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës ,që vijon prej disa ditësh ka bërë që të ketë reagime nga gjithë bota. Shumë shtete janë solidarizuar me popullin ukrainas mes të cilëve edhe shqiptarët.

Juristi Erion Murataj organizoi në qytetin e Elbasanit një aktivitet me qëllim solidarizimin e qytetarëve të Elbasanit me ata të Ukrainës.

Nga studio e Televizionit Kombëtar Shqipëtar Murataj foli për nismën e ndërmarrë.

Murataj thotë se nisma do të vijojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Erion Murataj ka edhe një thirrje për qytetarët.

Në fund të intervistës Erion Murataj thotë se mbledhja e ndihmave për ata që kanë nevojën është detyrë njerëzore.

Si një shenjë solidarizimi me Ukrainën në vendin tonë u organizuan edhe protesta paqësore. Në Elbasan qytetarët ndezën edhe qirinj si një formë homazhi për jetët e humbura.