Një pjesë e Shqipërisë është “zgjuar” me reshje shiu ditën e sotme. Por si do të jetë moti gjatë ditës? Sipas MeteoAlb vranësirat e dendura do do të gjenerojnë reshje të papërfillshme në zona të izoluara të qendrës. Por në zonat jugore reshjet do të jenë më të konsiderueshme. Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike, duke bërë që vranësirat të spostohen drejt zonave lindore duke lënë gjithë pjesën tjetër të venit me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C Era do të mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 – 65 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjelle në brigjet detare dallgëzim 5 apo 6 ballë.
Shqipëria “zgjohet” me shi, por çfarë do të ndodhë gjatë ditës?
51