Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët e Italisë nga Milano tha se shqiptarët janë përbaltur në fillim të emigrimit të tyre dhe se për shumë kohë janë përndjekur nga damka ‘è stato una albanese’.

Më tej kreu i qeverisë tha se Shqipëria dukej e zezë në sytë të italianëve të atyre viteve.

“Shqiptari në vitet 1990 ndihej i diskriminuar. Ndodhte një grabitje, gazetat lokale thoshin se është një shqiptar. Ndodhte një vrasje dhe mediat thoshin se është një shqiptar. Edhe kur ikte në drejtim të paditur, vrasësi i panjohur ishte shqiptar. Shqiptarët ishin dashuruar me Italinë dhe Seria A e Kombëtarja Italiane ishte në zemrën e tyre. Shqiptarët edhe nën diktaturë e donin Italinë dhe thesaret e saj. Shqiptarët kthenin antenat nga Italia, si shteti komunist kundërajrorët.

Një adhurim deri në vetmohim i një Italie që në mendjen e shqiptarëve kishte marrë pamjen e një toke të shenjtë ku gjendej parajsa e kësaj bote, një dashuri e verbër pa kushte që nuk linte gjë mangut të gjitha dashurive platonike. Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran televizori ku iknin dritat e zezë, qysh kur italianët e fundit kishin parë kur humbën luftën kushtetuese ku shqiptarët i strehuan në shtëpisë e tyre. Fatkeqësia e madhe ishte se Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran TV kur iknin dritat. Qysh kur italianët e fundit e kishin parë kur kishin humbur luftën  dhe shqiptaret i fshehën në shtëpi, i ushqyen.

Kush nuk i kujton ato kohë me damkën ‘è stato una albanese’. Ishte koha e një Alberto Bosi, një personazh që dukej sikur kishte dalë nga filmat komik, që këtej bëri çorap Italinë, këtej i bleu djalit diplomë. Ishte koha kur gjiri i Vlorës ishte bërë parkim i skafeve. Disa vdekja i merrte përgjithnjë në fundit e detit dhe disa ia merrnin vdekjes dhe më në fund prekinin bregun e ëndrrave të tyre. Ishte koha e mbytjes së anijes që u bë simbol i luftës shqiptare. Jashtë librit të historisë evropiane. Italia e kohës nuk ishte Greqia e asaj kohe. Italia ua hapi  dyert shqiptarëve.”, tha Rama.