“Shqipëria doli nga ‘kafazi’ i paragjykimeve”, kështu tha kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Milano.

Duke iu drejtuar shqiptarëve në Itali, kreu i qeverisë u tha se “Për shumë vite ishit ju që e mbajtët Shqipërinë në këmbë. Sot është radha e Shqipërisë që t’ju bëjë ju krenar kur të flisni për atdheun tuaj”.

“Ua them kolegëve të mi evropianë, vërtetë edhe për pak kohë ne nuk jemi ende si popull dhe shtete në BE, por të qenit evropian në mes të Evropës, njësoj të barabartë dhe gjithë të tjerët, shqiptarëve ua ka caktuar njësoj si të gjithëve i njëjti Zot. Ne na i ka shkruar amanetin Skënderbeun. shqiptarët janë pjesë e Europës dhe ju jeni pjesë e familjes së bashkuar evropiane. Njësoj siç ju e çliruat mërin ‘albanese’ nga kafazi i paragjykimeve poshtëruese edhe emri ‘Albania’ ka dalë nga ai kafaz. E trajtonin si një qenie inferiore e mbushur me pleshtat, plehrat, pluhurat që u bënte dhe juve të skuqeshit kur zihej emri në gojë. Sot ka ardhur dita që çdokush rreth e rrotull jush. Ka ardhur dita që nëse vjen dita që çdo kush ju sheh shtrembër e ju ta shihni me kokën lart. Për shumë vite ishit ju që e mbajtët Shqipërinë në këmbë. Sot është radha e Shqipërisë që t’ju bëjë ju krenar kur të flisni për atdheun tuaj.”, tha kreu i qeverisë.