Policia e Spanjës ka arrestuar 12 persona mes tyre edhe shqiptarë të cilët akuzohen për veprën penale “kultivim dhe trafikim i drogës”.

Gjatë operacionit të koduar “Trident” policia ka zbuluar se grupi kriminal udhëhiqet nga një djalë i ri i cili i kishte besuar pjesën e trafikimit dhe kultivimit një shqiptari.

Sipas mediave iberike, bëjnë me dije që shqiptari për të fshehur gjurmën mbante pasaportë të falsifikuar. Ky grup operonte në Huesca dhe kishte në përbërjen e tyre 8.200 bilë narkotike “Canabis Sativa”.