Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, është në formën më të mirë.

Click Here!Find Armando Here!

Ai realizoi golin e dytë në Premier League. 

Southampton si vendas nuk nxori më shumë se një barazim duke luajtur me rezultat 2:2 me Burnleyn.

Broja, i shpejt si rrufe,  mori topin nga rreth 30 metra, futet në 16-sh e me goditje të fuqishme e mposhti portierin Pope, 2:1 pikërisht në minutën e 50-të! 

Broja shënon dhe feston me shqiponjën dykrenore. 

Broja edhe një herë tregoi klasin e tij. Futbollisti i huazuar nga Chelsea të Southampton, po bëhet gjithnjë e më i dashur të tifozët. 

Për Southampton realizuan Livramento (41′) e Broja (50′) dhe për Burnley-n Cornet (13′ e 57′). Shqiptari u zëvendësua në minutën e 79-të.

Southampton zë vendin e 16-të me 8 pikë, ka dy më shumë se Burnley që gjendet dy pozita më poshtë pas nëntë jave në Premier League.   

Me 30 tetor, Southampton do të ndeshet me Watfordin vendas.