Home AKTUALITET Shqiptarja flet e tmerruar nga Ukraina

Shqiptarja flet e tmerruar nga Ukraina

47

Rusia pushtoi që prej orëve të para të mëngjesit Ukrainën, ndërsa deri tani janë vrarë 40 ushtarë dhe 10 civilë ukrainas.

Ndërkohë në Ukrainë ndodhen edhe shumë shqiptarë, të cilët jetojnë me frikë për jetën etyre. Një prej tyre është edhe Nelli Syupyur, e cila përmes një videoje të publikuar në Facebook, ka treguar se si gjendja në Ukrainë pas sulmeve nga Rusia.

“Unë jam këtu në Ukrainë, situatë është e rëndë, ka shumë njerëz në banka që marrin para, kufijtë janë të mbyllur, nuk mund të dalësh nga Ukraina. Burri im shkoi në luftë ndërsa unë jam me djalin.

Mund të më telefononi, më shkruani, por nuk do mund tu kthej përgjigje sepse kjo është lufta. Shpresoj të ikim nga Ukraina, të largohemi.

Duhet të shkojmë të hamë e të flemë pak. Në të gjithë Ukrainën ka shqiptarë plot. Duam të largohemi në Shqipëri ose në një vend tjetër, shpresoj që të gjithë ata të jenë mirë. Shpresoj të mund të largohemi në një vend tjetër, të sigurt. Mbahuni!”-tha ajo.