Policia e Shtetit në një konferencë për mediat ka dhënë detajë për operacionin “Krahët e krimit” në Shijak ku është zbuluar një “shtëpi bari” dhe arsenal armësh.

Mësohet se aktiviteti “lulëzonte” në një banesë katër kateshë në pronësi të dy vellëzerve, ndërsa 2 katet e fundit përshtatur për rritjen e bimëve narkotike.

Në ambientet e godinës janë gjetur dhe sekuestruar 444 lëndë narkotike kanabis dhe 222 llampa elektrike dhe pajsje të tjera.

Po ashtu pas kontrolleve të imtësishme, në një mur të dyfishtë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik, 1 grantë dore dhe municion.

Dyshohet se armët mund të jenë fshehur nga pjesëtar të grupeve kriminale, ndërsa po ashtu po punohet për indentifikimin e autorëve të vërtetë që mund të qëndrojnë pas këtij aktiviteti.

Gjatë operacionit arrestua shtetasi F.K, 46 vjeç, ndërsa është shpallkur nër kërkim vëllai i tij S.K, 43 vjeç.r.t/abcnews.al