Deputetja Marjana Koçeku, e cila prej disa javësh ka braktisur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, në një reagim në rrjetet sociale është shprehur kundër dhënies nga qeveria të 4 milionë eurove për koncertin e Kanye West.

Deputetja deklaron se 4 milionë eurot që u përdorën për një stadium njëpërdorimësh duhet të investohen për parandalimin e zjarreve dhe forcimin e kapaciteteve të emergjencave.

Po ashtu “Neomalsorja” shprehet se shteti nuk zëvendësohet me spektakël.

“Vjet vendi ynë kaloi një katastrofë zjarresh. E kam pa nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu ba natyrës. Këtë vit pritet që situata të jetë edhe ma alarmante për shkak të temperaturave të larta.

4 milionë eurot e nji stadiumi njipërdorimsh do të duhej të ishin investu në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave.

Shteti dhe llogaridhania nuk zëvendësohen me spektakël.

Humbja e natyrës asht humbje e Shqipnis”, shkruan ajo.

© BalkanWeb

GEAM Sh.p.k