Marrja e ushqimeve me listë, ose veresie siç njihet në zhargonin përditshëm, ka ekzistuar prej dekadash, por me rritjen e çmimeve dhe krizën ekonomikë shumë familje  po kërcënohen me varfëri ekstreme Tani që çmimet kanë arritur majat, një numër shumë i madh njerëzish po I marrin ushqim me lista, duke e bërë situatën alarmante.

Marrjen e ushqimeve borxh, eshte duke u bere një fenomen masiv ku thuajse të gjithë bizneset ushqimore në Elbasan kanë një fletore ku shkruaj emrat e borxhlinjëve.

 Qytetaret e Elbasanit shprehen për Egnatia News se kriza dhe papunësia në Elbasan i kanë detyruar shumë kryefamiljarë që të marrin produktet ushqimore më veresi. Sipas tyre shtresa e cila është prekur më shumë janë pensionistet.

Sipas matjeve të Bankës Botërore, Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në Rajon. Kosova e cila renditet e dyta e ka varfërinë në nivelin 24.4 e ndjekur më pas nga Serbia./Egnatia news