Fundjava ka sjellë përballje interesante në futbollin shqiptar. Dy ndeshjet e luajtura ajo mes AF Bajramit dhe Sopotit kategoria  U19  si dhe Turbina- Dinamo, kanë dhuruar emocione të shumta tek spektatorët dhe tifozët në stadium. Emocione dhe tensione përcolli sfida mes AF Bajrami dhe Sopotit ku 19-vjeçarët e AF Bajramit të drejtuar nga Shkëlqim LLeshanaku dhuruan një lojë të bukur. Pavarësisht tentativeve të shumtë në portat kundërshtarë pjesa e parë e sfidës do të mbyllej në barazim mes të dy skuadrave me rezultatin 1 me 1.

Futja e elementëve të rinj në pjesën e dytë kryesisht nga trajneri I ekimit të Sopotit Luan Jakupi I dha një tjetër hov ndeshjes e cila u mbyll me rezultatin final 5 me 4 në favor të AF Bajramit.Në fund të ndeshjesh Lleshanaku u shpreh I lumtur me lojën e bërë nga futbollistët e tij.

Ndërkohë që sfida tjetër, ajo mes Turbinës dhe Dinamos rezultoi një “turpërim” për cerrikasit pasi skuadra e Dinamos shënoi 6 herë në portën kundërshtare. Pavarësisht tentativave të trjanerit Fazlliu për të ndryshuar formacionin e skuadrës Cërrikasë nuk pati rezultat dhe sfida u mbyll më fitoren e thellë të ekipit të drejtuar nga ish qëndërmbrojtësi I Elbasanit dhe ish futbollisti I kombëtare Shqiptare Nevil Dede./egnatia news