Home AKTUALITET Shtytja e SHBA për të hequr dorë nga patentat e vaksinave do...

Shtytja e SHBA për të hequr dorë nga patentat e vaksinave do të ndikojë në uljen e furnizimit me njësi vaksinimi për vendet e varfëra

12

Shtytja e SHBA për të hequr dorë nga patentat e vaksinave do të ndikojë në uljen e furnizimit me njësi vaksinimi për vendet e varfëra dhe mund të jetë rrezik për sigurinë e vaksinës, thotë CEO i Pfizer.

Administrata e Biden të Mërkurën hodhi mbështetjen e saj pas një plani të Organizatës Botërore të Tregtisë për të hequr dorë nga mbrojtja e patentave për vaksinat Covid.

Plani ka për qëllim të lehtësojë vendet e varfëra, të prodhojnë sa më tepër njësi vaksinimi.

CEO i Pfizer ka reaguar, duke e quajtur një veprim të gabuar dhe duke thënë se ata nuk e mbështesin heqjen e patentave.

Firma bëri rreth 900 milion dollarë shitje të vaksinave Covid tremujorin e fundit.

Ekspertët thonë se heqja dorë nuk ka gjasa të ndihmojë vendet që kanë nevojë të dëshpëruar për doza vaksinash t’i marrin ato në çdo kohë që u nevojiten.

Ky projekt mund të ushtrojë presion ndaj firmave prodhuese aktuale, të bëjnë marrëveshje me prodhuesit e huaj.

Ndër të tjera ekspertët paralajmërojnë se heqja e patentës për njësitë e vaksinimit, mund të ndalojë vazhdueshmërinë e prodhimit të vaksinave shtesë, madje edhe të thyejnë SHBA-në në prodhimin e ilaçeve.