BMW prezazntoi projektin e një makine në ndërtim e sipër gjatë përvjetorit të 50 të BMW Group Cultural Engagement. Seria më e fundit e prodhuesit të makinave, 8 Series Grand Coupe përdor inteligjencën artificiale për të lyer pjesën e jashtme të makinës, që e bën atë të duket si një paletë ngjyrash që përdorin piktorët. Ky instalim i artit visual u shfaq në Frieze New York 2021.

BMW ka provuar gjithmonë të integrojë artin dhe kulturën në makinat e saj nëpërmjet iniciativave të ndryshme. I njohur si “The Ultimate AI Masterpiece”, në këtë proçes do të përfshihen mbi 50,000 vepra arti në 900 vite. Software-i do të marrë në konsideratë dhe 50 vepra arti kontemporane nga artistë të cilët kanë bashkëpunuar me BMW gjatë 50 viteve.

“AI tashmë është kthyer në një mënyrë të shprehjes kreative. Është një hapësirë magjepsëse ku arti ndërlidhet me algoritmet.” tha Nathan Shipley, teknologu kreativ i Goodby.

8 Series Grand Coupe do të përdorë teknologjinë më të avancuar të BMW dhe një motor 6 ose 8 cilindrash twin power turbo. Është spekuluar gjithashtu se kompania po planifikon të prodhojë makina të reja me pjesë të ripërdorshme në 2025. Qëllimi është përdorimi i sa më shumë materialeve të ripërdorshme, për të mos ndotur ambientin.