Informacion mbi projeket në infrastrukturë gjatë mandatit të tretë?

Belinda Balluku: Portet që janë pjesë e paketës të zhvillimit infrastrukturor kanë nisur, jemi në fazën e garës për portin e Durrësit, gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit do të ketë limit, porti që do të ndërtohet në Porto Romano do të përfundojë brenda këtij muaji.

Kemi nisur nga puna dhe për portin turistik, do të përfundojë faza e dytë dhe e tretë e tij brenda mandatit. Porti i Vlorës do të ndyshojë destinacionin dhe do të kthehet në një port jahtesh, porti tregëtar do të zhvendoset në zonën e Triportit, duke e integruar dhe me portin e peshkimit. Do të krijohet një zonë ekonomike përrreth portit të ri. Që të dyja këto vepra do të shoqërohet me paketë mbështetëse në infrastrukturë.

Ndërkohë sigurisht që përveç operimeve që kanë nisur në Kukës, brenda muajit Nëtor do të nisë puna në kanterin e Vlorës, po bëhet studimi i ambientit dhe fizibilitetit, dhe menjëherë do të bëhet ngritja e aeroportit më të madh ndërkombëtar në vend. Mirëmbajtja e avioneve do të bëhet si risi në këtë port, duke hapur një industri të re në këtë fushë, por edhe transportin kargo të mallrave, që derimë tani janë të kufizuara.

Kemi hapur garën për aerportin e Sarandës, i cili do të jetë turistik dhe sezonal, do të jetë gati në përfundim të mandatit të tretë.

Te infrastruktura rrugore dua të qëndroj të korridori blu, do rihapet gara, por nuk pritet që të përfundojë gjatë këtij mandati. Do të përfundojë pjesa më e rëndësishme nga nyja e Kasharit deri në Fier, me fondet e BE, dhe pritet që ta përmbyllim brenda këtij mandati. Për pjesën veriore do të ketë një afat më të madh në kohë. Për bypasin e Gjirokastrës ne kemi kërkuar mbështetje, dhe pritet të nisim me studimin e fizibilitetit.

Projekte të tjera që do të përfundojnë është unaza e madhe e Tiranës. Do të desha të ndalesha te një pjesë tjetër shumë e rëndësishme që unë do ta quaja si një nga komponentët më të rëndësishëm që ka fokusin tonë, ka ardhur koha të marrim rezultate dhe ky ështëv sektori hekurudhor.

Duke pasur një vëmendje të veçantë dhe nga Komisioni Europian, kemi arritur të përfundojmë projektin e hekurudhës Tiranë -Durrës, dhe kantieri do të nisë në fund të këtij muaji, jemi në fazë të avancuar të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Kjo hekurudhë si një paketë e madhe, që prek një pjesë të mirë të territorit, ka disa elementë lehtësues pasi ka gjurmë ekzistuese dhe nuk do të na duhet të bëjmë shpronësime.

Ky projekt pritet që të dorëzohet gjatë këtij mandati. E kemi diskutuar dhe bypasin e Elbasanit, dhe pritet që të nisë studimi i fizibilitetit, për të shmangur hyrjen në qytet