Home SPORT Shumë zhurmë për asgjë’, Hasani mbyll aventurën me Partizanin

Shumë zhurmë për asgjë’, Hasani mbyll aventurën me Partizanin

10

Hasani: “Vendimi për tu larguar ishte e imja. Arsyeja kryesore është se nuk kisha hapësirën e duhur. Ilir Daja nuk më konsideronte si pjesë e ekipit startues”

TIRANE – “Buba”, siç thirrej mesfushori Ferhan Hasani, i ardhur plot bujë në radhët e të kuqve gjatë merkatos së janarit, e ka mbyllur aventurën e tij me Partizanin pa lënë gjurmë. Një ngjarje e tillë bëhet e ditur, pak ditë para ndeshjeve të Partizanit ndaj moldavëve të Sfintul Gheorghe në turin e parë kualifikues të Conference League.

Ka qenë vetë klubi i Partizanit që ka bërë të ditur mbylljen para kohe të bashkëpunimit me Ferhan Hasanin, por edhe vetë mesfushori teksa falenderon klubin dhe tifozët, tregon se edhe se prishja mes palëve ka ardhur pas kontraditave me trajnerin Ilir Daja përsa i përket pozicionit të tij në fushë.

“Nuk jam lojtar i Partizanit dhe dua të falimenderojë njerëzit në klub, por edhe tifozët. Për fat të keq, kemi luajtur pa prezencën e tifozëve deri sa isha në Shqipëri, mirëpo e kam ndjerë përkrahjen e tyre. Vendimi për tu larguar ishte e imja. Arsyeja kryesore është se nuk kisha hapësirën e duhur. Ilir Daja nuk më konsideronte si pjesë e ekipit startues. Unë jam profesionist dhe respektojë përzgjedhjen e trajnerit, mirëpo e dijë se nuk jam lojtarë për 7 deri më 10 minuta,”– ka deklaruar mes tjerash Hasani