“House of Gucci” është filmi më i përfolur aktualisht. Pavarësisht se u prit më shumë kritika, të gjithë e kanë adhuruar vilën italiane ku është xhiruar filmi. Dhe tani, kjo shtëpi mund të merret me qira në Airbnb.
Prona është ngjitur me Liqenin Como dhe ka një pamje spektakolare. Të gjithë ata që duan ta marrin me qira mund të shijojnë madhështinë e pasurisë italiane të viteve ’90.
Rezidenca, e njohur si Villa Balbiano, u përshkrua në film si shtëpia e patriarkut Aldo Gucci, i luajtur nga Al Pacino. Në film luan gjithashtu Lady Gaga si Patrizia Reggiani dhe Adam Driver si Maurizio Gucci.
Në realitet, Villa Balbiano daton në fund të shekullit të 16-të. Kardinali Angelo Maria Durini, i cili zotëroi pasurinë në shekullin e 18-të, priti anëtarët e Kishës Katolike Romake dhe banorët e shoqërisë së lartë për festivale, bankete dhe valle.
Gjatë qëndrimit të tij si pronar i Villa Balbiano, Kardinali grumbulloi një koleksion të madh arti dhe ndërtoi struktura të reja, duke përfshirë një kishë, në parcela shtesë toke që ai bleu për pronën.
Si duket brenda vila e ‘House of Gucci’ dhe sa kushton ta marrësh me qira?

Shtëpia do të jetë në dispozicion të një rezervuesi me fat për një natë të vetme më 30 mars 2022, për 1,125 dollarë.
Rezervimi hapet të hënën, më 6 dhjetor.
Vila përfshin një kopsht të gjerë, i cili është njohur nga Shoqata Britanike e Dizajnuesve të Kopshtit, një pishinë të hapur, një mol privat dhe një strehë varkash.
Në brendësi gjenden vepra arti dhe mobiljet më të mira nga shekujt e kaluar, duke përfshirë afresket e shekullit të 17-të të pikturuara nga vëllezërit Recchi dhe Agostino Silva.
Pallati kryesor ka gjashtë suita dhe banjo prej mermeri.