Erling Haaland do të ishte “shkatërrues” në sulmin e Liverpool-it, por ka shumë gjasa që të përfundojë në Manchester City, sipas Rio Ferdinand.

Një mori klubesh të mëdha kanë regjistruar interesimin e tyre për sulmuesin e jashtëzakonshëm norvegjez, por Ferdinand sheh Liverpool-in dhe man Cityn në “Pole Position”.

“Nëse do të isha Liverpool, do ta merrja menjëherë”, tha Ferdinand për ‘BT Sport’.

“Nëse ai shkon në Liverpool, është një treshe shkatërruese. Nuk mendoj se është aq e vështirë për të që të përshtatet nëse shkon në Liverpool. Është një sistem tjetër. Nuk jam i sigurt se Salah do të arrinte aq shumë gola nëse Haaland do të ishte në ekip. Është një perspektivë e pabesueshme, por mendoj se Manchester City do të ishte destinacioni i mundshëm”, tha Ferdinand.